LAJMI I FUNDIT:

Analistët përmendin emra të mundshëm si zëvendësues të Thaçit, nëse do të konfirmoheshin aktakuzat

Analistët përmendin emra të mundshëm si zëvendësues të Thaçit, nëse do të konfirmoheshin aktakuzat

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini është diskutuar për formimin e një qeverie të re pas zhvillimeve të fundit që lidhen me Gjykatën Speciale.

Astrit Gashi ka thënë se është e qartë që ky koalicion qeveritar nuk e ka fuqinë për të zgjedhur pasuesin e mundshëm të Hashim Thaçit nëse konfirmohet aktakuza e Gjykatës Speciale.


Ai ka thënë se implikimi i PDK-së në qeveri është pothuajse i paevitueshëm ose shkohet në zgjedhje.

“Zoti Thaçi në dialog përfaqësonte në një far forme edhe PDK-në. Tash duhet një kompensim në këtë drejtim për PDK-në. Janë perënduar emra si Hajredin Kuçi apo edhe Vlora Çitakun”, tha Gashi, përcjell Telegrafi.

Vehbi Kajtazi thotë se opinioni publik është duke u përgatitur për rikonfigurimin e skenës politike pas zhvillimeve të fundit që lidhen me Gjykatën Speciale.

Ai thotë se nëse aktakuza nuk konfirmohet fuqia e Presidentit Thaçi do të rritet shumë më tepër dhe nuk do të ketë nevojë për përfshirjen e PDK-së në qeveri.

“Nëse ngritët aktakuza ndaj zotit Thaçi, Vjosa osmani do të jetë shumë shkurt në krye të presidencës pasi zhvillimet janë duke ecur në atë drejtim sa që Haradinaj si figurë shumë e fortë politike do të bëhet president i vendit dhe PDK do të përfshihet në qeveri dhe dialogu do të vazhdojë”.

Kajtazi thotë se Ramush Haradinaj do të jetë i pranueshëm për PDK-në pasi sipas tij të akuzuarve në Hagë do t’iu duhej një president që lidhet me luftën.

“Në një situatë të ndryshme, Avdullah Hoti do të ishte kryeministër, presidente Vjosa Osmani dhe krahu i luftës do të mbetej i pa përfaqësuar e duke u përballur me Hagën”, tha Kajtazi.

Armend Muja thotë se pas zhvillimeve të fundit me Gjykatën Speciale presioni do të bie mbi LDK-në.

“A do ta lejojë LDK që ushtruesin e detyrës së presidentit ta merr Vjosa Osmani apo do të bëjnë zgjidhje të shpejt”.

Imer Mushkolaj thotë se pavarësisht nëse do të konfirmohet apo jo aktakuza ndaj Thaçit figura e tij është dëmtuar dhe “hija” e akuzave do ta ndjekin pas.

Ai megjithatë thotë se PDK nuk do të përfshihej në qeveri nëse nuk do të merrte poste të rëndësishme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori