Pothuajse asnjë ligj nuk është duke kaluar në Kuvendin e Kosovës edhe pse Qeveria e Kosovës vazhdimisht ka dërguar projektligje për ratifikim. E gjitha kjo është duke ndodhur pasi që në shumë seanca po mungojnë shumica e deputetëve.
Në lidhje me këtë në një prononcim për Telegrafin kanë folur analistët e fushës politike Ramush Tahiri dhe Artan Muhaxhiri, të cilët thonë se qeveria aktuale është e pa pushtetshme të çojë përpara agjenda dhe ta përmirësojë jetën e qytetarëve me projekte substanciale, andaj si rrjedhojë ajo duhet të bjerë ose koalicioni të merren vesh për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Tahiri ka thënë se Qeveria Hoti do të bjerë pasi nuk ka vota të mjaftueshme për të miratuar ligje.

Sipas tij, kjo qeveri ka përçarje brenda koalicionit qeverisë, shkak pozita e presidentit.
“Mendoj që kjo qeveri do të bjerë sepse nuk ka vota të mjaftueshme për të miratuar ligjet. Ka kundërshtim me partnerin kryesor AAK-në si dhe mospajtime. Në këtë bazë kjo qeveri gjithsesi që do të bjerë, çështja është se a do të dorëhiqet Hoti apo do të merren vesh me partnerët e koalicionit për shpërndarjen e Kuvendit. Qeveria Hoti i ka humb votat në Kuvend dhe nuk e ka shumicën, dhe nuk mund të miratoj e të nxjerr ligje. Ka humb autoritetin e prezantimit ndërkombëtar edhe në dialog sepse ka përçarje mes AAK-së për pozitën e presidentit”, ka thënë ai.
Analisti, Artan Muhaxhiri ka thënë se aktualisht Kosova është në një gjendje politike absurde, pasi asnjëra nga të dyja mundësitë-vazhdimi i punës së Qeverisë ose shkuarja në zgjedhje të reja, nuk është e favorshme për shtetin dhe qytetarët.
“Aktualisht jemi në një gjendje politike absurde, pasi asnjëra nga të dyja mundësitë – vazhdimi i punës së Qeverisë ose shkuarja në zgjedhje të reja – nuk është e favorshme për shtetin dhe qytetarët”, ka thënë ai.

Ai tha se qeveria është e pa pushtetshme të çojë përpara agjenda dhe ta përmirësojë jetën e qytetarëve me projekte substanciale.
Siç tha Muhaxhiri, brishtësia e koalicionit bën që të zvogëlohet hapësira vendimmarrëse, rrjedhimisht edhe orientimet planifikuese dhe efektshmëria vepruese.
“Pasi e ka jashtëzakonisht të vështirë t’i mobilizojë 61 deputetë për ta kaluar secilin ligj në Kuvend, Qeveria duhet të vete censurohet në mënyrë që maksimalisht ta anashkalojë ballafaqimin me pafuqinë parlamentare. Kjo situatë stagnuese e shndërron në qëllim kryesor status quo-në dhe i redukton pritshmëritë e kosovarëve ndaj saj”, tha ai.
Sipas tij, çështja nuk është në rënien e Qeverisë sa në paqartësitë e skenarëve nëse një gjë e tillë eventualisht ndodh.
Muhaxhiri tutje ka theksuar se sorollatjet me fodullëk nëpër restorante dhe rezidenca janë më të rëndësishme për përfaqësuesit e fituesve zgjedhorë sesa arritjet e shpejta të marrëveshjeve.
“Përvojat e kaluara pas zgjedhore na rrëfejnë se sorollatjet me fodullëk multimedial nëpër restorante dhe rezidenca janë më të rëndësishme për përfaqësuesit e fituesve zgjedhorë dhe aleatëve të tyre sesa arritjet e shpejta të marrëveshjeve. Pasi edhe tash akterët janë të njëjtit, nuk ka asnjë shpresë për përmbylljen efikase të procesit pa vonesa të dëmshme të cilat do e vendosin shtetin në tehe të bllokadave zinxhirore dhe humnerave sistemike”, tha ai.
Ai ka potencuar se në këtë periudhë të eskalimit të pandemisë me COVID-19 është kriminale të kërkohen zgjedhje të reja nëse nuk ka plan të saktë për të gjitha hallkat e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të tyre.
“Nëse mjegullnajat e lojërave politike të kohëve të zakonshme aplikohen në periudhën e tanishme koronavirusore, ato bëhen instrument vrastar që merr shpirtra njerëzisht”.
Muhaxhiri po ashtu tha se papërgjegjësi e pozitës dhe opozitës po dëshmohet në mungesë të vullnetit për ta miratuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
“Papërgjegjësia spektakulare e pozitës dhe opozitës dëshmohet qartësisht në mungesën e vullnetit për ta miratuar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Përkundër vonesës disamujore, edhe në seancat e tashme kur duhet të diskutohet kjo temë me ndikim jetik në mirëqenien e përgjithshme marrin pjesë vetëm nga 40 deputetë. Është tragjike që njollat sociale të turpit dhe të keq bërjes politike shpërfillen si kritere të amoralitetit nga deputetët tanë, bile edhe në këto rrethana të krizave ekzistenciale”, ka thënë ndër të tjera, analisti Artan Muhaxhiri.
Ndryshe, edhe nga partia më e madhe opozitare Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të re parlamentare, pasi siç thonë ata vendit i duhet vendit i duhet një qeveri e re, legjitime./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri