LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Mustafa po sfidon praktikat e krerëve të partive politike

Analistët: Mustafa po sfidon praktikat e krerëve të partive politike

Edhe pse për opinionin publik, vendimi i kreut të LDK-së, Isa Mustafa, për të mos kandiduar në zgjedhjet e radhës për kryeministër të vendit ishte si një hap i papritur, analistët politikë e vlerësojnë si një hap të menduar mirë, nisur edhe nga praktikat partive në vendet perëndimore.

Analisti politik Ramush Tahiri, këtë vendim të Mustafës e vlerëson si të menduar mirë, që e forcon subjektin e tij e që i sjell dobi vendit.


“Ky vendim hap mundësitë për kuadrot e dëshmuara, por edhe për ekspertët e rinj”, tha Tahiri për Kosova Info.

Nga ana tjetër, Blerim Burjani, thotë se shpesh ndodhë që njeriu më i fuqishëm i republikanëve apo demokratëve në SHBA të mos e ketë postin e kryetarit të shtetit, sikurse ka plot parti ne BE dhe në Britani – si konservatorët dhe liberalët – që nuk e kanë liderin e partisë në postin e kryeministrit e as deputetit.

Ndërkaq, Visar Berisha shprehet se në “rastin e LDK-së kemi një zhvillim të ri”.

“Mustafa ka marr një vendim politikisht të rëndësishëm. Ai me heqjen dorë nga gara për Kryeministër po i jep shtytje LDK-së dhe partive aleate që të krijojnë një kohezion të ri në marrjen e pushtetit. Nuk është hap i lehtë, por i mirëpritur dhe shpresëdhënës”, tha Berisha. /KI/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori