Nëqoftëse kriza politike në vend vazhdon të thellohet, në vend që të zgjidhet, atëherë faktori ndërkombëtar duhet të fillojë me sanksione, por për politikanët dhe jo ndaj qytetarëve. Kështu vlerësojnë për televizionin Shenja gazetarët Branko Gerovski dhe Isen Saliu, pas ngërçit politik që ka bllokuar formimin e qeverisë. Gazetari Gerovski druan nga sanksionet e BE-së të cilat mund të reflektonin ndaj të gjithë popullit, për shkak se, siç thotë ai, populli në këtë vend është dënuar shumë për vetë faktin që një kohë të gjatë është jashtë procesit euroatlantik dhe vazhdimisht fundoset në varfëri.
Gazetari Isen Saliu, mendon se nëse nuk bëhen lëvizje në drejtim pozitiv dhe nuk ka përmirësime atëherë është mirë që sanksionet eventuale të BE-së të jenë konkrete
“Të mos lënë hapësirë që dikush t’i interpretojë në mënyrë që ja Bashkësia ndërkombëtare, e gjithë bota, po bën konspiracion kundër Maqedonisë, kundër disa politikanëve të Maqedonisë, sepse do të kishin efektin e kundërt ato sanksione dhe do të glorifikonin, do të krijonin imazh pozitiv për politikanët që tani po bllokojnë procesin para opinionit maqedonas, duke pasur parasysh disponimin e një pjese të madhe të opinionit maqedonas që po rritet dhe që është disponim anti NATO, anti BE dhe anti ndërkombëtar në përgjithësi”, ka deklaruar Isen Saliu, gazetar.
Sipas gazetarit Isen Saliu, në fillim do të mjaftonte, që faktori ndërkombëtar të bënte kufizime të lëvizjes së atyre politikanëve që mbajnë procesin e bllokuar, takimet eventuale të caktuara me përfaqësues të BE-së dhe vendeve anëtare të saj të anulohen dhe ndërpriten. Me këto hapa do të dërgohej mesazh tek ata politikanë dhe qytetarët se kush e mban peng Maqedoninë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën