Kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili është paraparë të mbahet ditën e shtunë, 3 gusht.
Ndonëse, partia ende nuk ka bërë publike kandidaturat, disa nga figurat kryesore të LDK-së, nuk i kanë fshehur ambiciet e tyre për të udhëhequr partinë për katër vitet e ardhshme.
Lutfi Haziri, Agim Veliu, Fatmir Sejdiu, Avdullah Hoti dhe kryetari aktual i partisë, Isa Mustafa, janë disa nga figurat e LDK-së, të cilët në mënyra të ndryshme kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’i hyrë garës për liderin e partisë.
Gjithashtu, në rrjetet sociale janë krijuar edhe faqe të ndryshme në mbështetjeve të kandidatëve për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Madje një peticion është nisur edhe nga një faqe info ldk.org, të cilët e duan Vjosa Osmanin si të paren e partisë. Mirëpo, gjithçka mbetet enigmatike dhe fantome, pasi që administratoret e këtyre faqeve nuk dihen.
Por, është një praktikë e vjetër e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që kandidatë për kryetar të mos bëhen publikë, deri në ditën e mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor.
Kështu thotë për Telegrafin profesori dhe analisti Milazim Krasniqi, që ishte një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Besoj që mbajtja e fshehtë e kandidaturave është pjesë e një mentalitetit të vjetër të kaluar, sepse përndryshe partitë liberale nuk kanë pse i fshehin kandidaturat, nuk kanë pse e fshehin garën. Përkundrazi e bëjnë transparente dhe kjo do t’iu ndihmonte delegatëve, por edhe anëtarësisë që të pozicionohen sa më qartë dhe të bëjnë zgjidhjen sa më të mirë të mundshme”, ka thënë Krasniqi për Telegrafin.
Krasniqi tha se zgjidhja më e mirë për LDK-në, do të ishte sikur ta kishte rregullën për zgjedhje, një anëtar një votë “ku të gjithë anëtarët e partisë do të votonin për liderin partisë, dhe ajo do të ishte shumë më demokratike dhe do të kishin një lider shumë me legjitim. Partitë e qendrës së djathtë zakonisht e përdorin këtë praktikë të zgjedhjeve”.
Sipas Krasniqit, Lidhja Demokratike e Kosovës në shumë aspekte ka mbetur parti me vlera të vjetra.
“Nuk e kanë ndjekur ritmin e ndryshimeve të gjeneratave të realiteti politik dhe shoqëror që kanë ndodhur në Kosovë, por ka mbetur në një mentalitet të vjetër, të periudhës së okupimit, ku për shkak të presionit janë detyruar të fshehin diçka. Mirëpo tash në liri dhe në kushte të lirisë nuk do të duhej të ndodhte. Ta shohim se çfarë do të ndodhë, disa kandidatura janë paralajmëruar, ndonëse jo zyrtarisht”.
“Ajo çfarë unë po kuptoj është se po zhvillohet një luftë e nëndheshme, psikologjike ndërmjet disa prej figurave kryesore të LDK-së, përmes rrjeteve sociale. Po duket që ka një frikë mos mund të ndodhë ndonjë eskalim si në të kaluarën. Mirëpo mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë”, ka theksuar ai.
Ndërsa, analisti politik, Imer Mushkolaj ka thënë për Telegrafin se statuti i LDK-së, nuk ua lejon që t’i bëjnë publike kandidaturat deri në ditën e mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor.
“Sipas statuti të LDK-së, kandidaturat bëhen publike në ditën e mbajtjes së Kuvendit, edhe besoj që ata janë kah e respektojnë këtë Statut. Unë mendoj që ish dashtë me ndërru LDK Statutin në këtë Kuvend të së shtunës edhe me ndryshu në mënyrë që kandidaturat të bëhen publike shumë më herët. Kandidatët të mund të bëjnë fushatë të hapur brenda anëtarësisë së partisë, dhe kur të vjen koha pastaj për me u zgjedh kryetari i partisë të dihen kandidaturat”, ka pohuar Mushkolaj.
Ndryshe, në njoftimin e bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës ditë më parë thuhet se “Kuvendi i LDK-së do të ketë karakter solemn ku do të rikonfirmohet puna dhe performanca e LDK-së, fuqia politike dhe lidhja e fuqishme tridhjetëvjeçare e LDK-së me popullin e Kosovës”./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë të lënduar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën