LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Kandidatët për kryeministër të mos japin premtime koti

Analistët: Kandidatët për kryeministër të mos japin premtime koti

Analistët politikë u kanë bërë thirrje tre kandidatëve të nominuar për kryeministër të vendit, të mos japin premtime të parealizueshme.

Milazim Krasniqi dhe Blerim Bujrani kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se deri më tani kandidatët për kryeministër janë treguar të vetëpërmbajtur në këtë drejtim, duke uruar të vazhdohet kështu edhe pas hapjes së fushatës zgjedhore.


Sipas tyre, dinamika e parafushatës tregon për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

“Fillimin kaq të hershëm të fushatës e konsideroj element të dinamizmit politik, i cili ekziston në Kosovë. Pra, partitë dhe liderët e tyre janë të mbushur me energji për fushatën e re. Kjo tregon se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme ka qenë shumë e drejtë sepse ka pasur një akomodim të pakënaqësive dhe problemeve derisa fushata konsiderohet si momentum i përshtatshëm për të shkuar në zgjedhje me programe të reja, me premtime të reja dhe me një rikonfigurim të skenës politike”, ka thënë për gazetën “Epoka e re” analisti Milazim Krasniqi.