LAJMI I FUNDIT:

Analistët japin parashikimet për befasitë e mundshme në zgjedhje

Analistët japin parashikimet për befasitë e mundshme në zgjedhje

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit, subjekte politike po vazhdojnë fushatën elektorale.

Analistët në “Debat Plus” kanë komentuar situatën aktuale politike dhe kanë dhënë opinionet e tyre për ndonjë befasi të mundshme në zgjedhje.

Ish-ministri Bujar Dugolli thotë se ka një mobilizim nga partitë opozitare për të rikuperuar situatën pas 17 tetorit, por që ai nuk beson se do të ketë ndryshime të mëdha sa i përket fuqisë politike.


“Megjithatë sistemi zgjedhor në nivelin lokal është më i mirë se ai në nivelin qendrorë. Në nivelin lokal ku qytetari voton vetëm një kandidat demokracia është më e fortë…Dugolli thotë pavarësisht sondazheve gjërat në javën e  fundit mund të ndryshojnë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se nga komunat e mëdha Gjilani do të jetë gara më e ngushtë.

“Garë interesante do të jenë Mitrovica, Malisheva dhe Skenderaji. Që të tria kanë rëndësi në mënyrën e vet. LVV  e ka të rëndësishme ta merr Mitrovicën vet pasi deri tash Agim Bahtiri nuk ka qenë në LVV. Malisheva është garë interesante pasi është jetike për Nismën. Nëse ajo e humb Malishevën nuk e di si mund të ekzistojë më si parti. Interesante gara në Skenderaj do të jetë pasi herën e kaluar zoti Jashari ishte kandidat i mbështetur edhe nga PDK. Edhe Podujeva do të jetë garë e nxehtë mes LVV dhe LDK”, deklaroi Mushkolaj.

Për ish-deputetin Visar Ymeri befasi në këto zgjedhje do të ishte nëse Shtimen nuk e  fiton Naim Ismajli, Fushë Kosovën, Burim Berisha dhe Hanin e Elezit, Rufki Suma.

“Nuk është pa interes edhe gara për Prishtinën, pasi siç po duket tash LVV më nuk e ka me garanci se e fiton kryeqytetin pa balotazh. Një raund i dytë do të ishte një garë shumë interesante nga aleancat që do të bëheshin. Edhe Malisheva garë interesante do të jetë, pasi është NISMA dhe PDK që e ka pasur për shumë vite këtë komunë. Edhe Mitrovica dhe Kaçaniku do të jenë gara interesante”, deklaroi Ymeri.

Ilir Mirena thotë se befasia më e madhe deri më tani është se LVV nuk po del mirë në një pjesë të madhe siç është pritur.

Mirena thotë se AAK fiton komunat tradicionale: Deçan, Junik, Klinë, Rahovec, Suharekë dhe thotë se mund të fitojë edhe Istogun ën balotazh.

Sipas tij LDK fiton në Pejë, Vushtrri, Gjilan, Podujevë, Viti, Lipjan.

Mirena thotë se PDK fiton në Kaçanik, Ferizaj, Shtime, Malishevë, Gllogoc, Shtime, Skenderaj, Hani Elezit, Mitrovicë. Ai nuk ka dhënë ndonjë parashikim për Vetëvendosjen.

Nga ana tjetër, Gazmir Raci thotë se ka disa lëvizje ditëve të fundit në disa komuna të vogla.

“Në Rahovec, PDK dhe LVV janë duke bërë fushatë të fortë. Rufki Sumës në Han të Elezit duket se po i lëkundet karriga. PDK mund të bëjë befasi në Skenderaj. Në Shtime kandidati i LVV-së mund ta befasojë kryetarin aktual nga PDK. Unë mendoj se befasia më e madhe do të jetë në Gjilan. Besoj se Alban Hyseni do të sfidojë seriozisht kryetarin aktual, nëse jo në raundin e parë në të dytin”, deklaroi tutje Rraci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori