Mesazhi që do të përcjellë kancelarja gjermane Angela Merkel në takimin bilateral me presidentin e vendit Hashim Thaçi ka të bëjë me marrjen e pëlqimit lidhur me epilogun e Marrëveshjes gjithëpërfshirëse obligative juridike në mes Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu kancelarja Merkel do të jap sinjale që Kosova duhet t’i kryej “detyrat e shtëpisë”.
Kështu vlerësuan analistët dhe njohësit e këtyre rrethanave politike në Kosovë lidhur me takimin Thaçi-Merkel që pritet të mbahet sot pasdite.
Politologu Ramush Tahiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se politika e kancelares gjermane Angela Merkel është politikë evropiane e cila ka për qëllim të ju ndihmojë vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’i zgjidhur të gjitha problemet e tyre.
“ Angela Merkel më fuqishëm se çdo lider tjetër i shteteve evropiane në takimet bilaterale me presidentin e Serbisë, me presidentin e Shqipërisë dhe me presidentit e Kosovës po jep sinjale pozitive që rruga e këtyre vendeve në integrime evropiane është e sigurt dhe nuk ka alternativ tjetër. Gjithashtu po ju jep kahje që në këtë rast Kosova me presidentin Thaçin t’i kryej detyrat e shtëpisë, që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, me zhvillimin demokratik dhe të drejtat e njeriut”, ka thënë Tahiri.
Ndërsa, analisti Belul Beqaj, theksoi se takimi Thaçi- Merkel është rrjedhojë edhe e takimit të mëhershëm ndërmjet Merkel–Vuciq, e që ka të bëjë me akordimin e pikëpamjeve rreth marrëveshje s gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë
“Mendoj se ky takim është pasojë e bisedës që e ka pasur kohë më parë kancelarja Merkel me kryetarin e Serbisë Aleksandër Vuçiq. Esenca e bisedës ka të bëjë me akordimin e pikëpamjeve të kompromisit që do të përmbyllet me marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Beqaj.
Analisti Beqaj tha se mesazhi që do t’ia përcjellë Merkel-Thaçit nga ky takim ka të bëjë me marrjen e pëlqimit të Thaçit me epilogun e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.
“Mjerisht,mesazhi që do të përcjell ka të bëjë me marrjen e pëlqimit të Thaçit lidhur me epilogun e Marrëveshjes gjithëpërfshirëse obligative juridike. Po them mjerisht, ngase ‘teshat do të qepen’ pa i matur Parlamenti i Kosovës i cili në fund ,siç ka qenë praktikë e deritanishme, do të detyrohet të miratoj Marrëveshjen si zgjidhje kompromisi, pa bërë kompromis”, u shpreh ai.
Ai po ashtu tha se faktorët vendimmarrës ndërkombëtarë e kanë e qasjen e gabuar rreth kryenegociatorit, Thaçit.
“Ai e ka pushtetin formal si përfaqësues, por fuqia e tij politike është në rënie rapide njëkohësisht ai kontestohet , gati prej të gjithë spektrit politik. Si pasojë e këtij raporti do të kontestohet çdo lloj kompromisi ku është nënshkrimi i tij edhe për shkak se është i shantazhuar nga Gjykata speciale për krime të luftës. Rrjedhimisht ai që është i stigmatizuar si person i konflikti nuk mund të jetë protagonistë i zgjidhjes së problemit që ka krijuar kohë më parë ,apo jo ?!”, tha ndër të tjera Beqaj.
Ndryshe, sipas një njoftimi nga presidenca, takimi bilateral që do të mbahet sot në Gjermani në mes të Hashim Thaçit dhe kancelares Angela Merkel do të bisedohet për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve, për rritjen e shkëmbimit ekonomik dhe bashkëpunimin në fusha të tjera.
“Presidenti Thaçi do të kërkojë mbështetjen e kancelares Merkel për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, dinamizmin e perspektivës evropiane, si dhe vazhdimin e mbështetjes në fazën e fundit të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e presidencës. /Telegrafi/
Foto: Arkiv
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Çmimet e banesave në Manastir shkojnë në nivele rekord, 1600 euro për metër katror
“Daily Mail” shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Viti, vidhet një kasafortë me para
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur