Beteja e sotme në Kuvendin e Kosovës, që rezultoi me themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë, po cilësohet nga analistët fitore e opozitës karshi qeverisjes së Vetëvendosjes. Ata thonë se shumica shtoi dyshime duke refuzuar themelimin e një komisioni hetimor për energjinë.
Analisti Imer Mushkolaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se nuk kishte asgjë të keqe për krijimin e një komisioni hetimor.
“Edhe pse unë personalisht nuk iu besoj këtyre komisioneve hetimore parlamentare, nuk ka asgjë të keqe që formohen komisione të tilla…Vërtetë u bë shumë zhurmë për asgjë për krijimin e një komisioni që do të duhej të lejohej qysh në fillim”, deklaroi analisti, përcjell Telegrafi.
Megjithatë ai thotë se opozita nuk mund të luftojë Qeverinë me metodat e Vetëvendosjes.
Edhe analisti Ylli Hoxha thotë se nëse opozita ka 40 deputetë, ata mund të bëjnë kërkesë për themelimin e çfarëdo komisioni hetimor parlamentar.
“Nuk është sjellje demokratike nga ana e pozitës që kjo të kërkojë të zgjerojë këtë komision. Unë mendoj se ky ka qenë gabimi më i madh i Vetëvendosjes prej momentit kur ka ardhur në pushtet pasi për herë të parë është vendosur në defensivë. Opozita e ka fillua një ofensivë që sot e ka konkretizuar me sukses. LVV është dashur të miratojë menjëherë komisionin dhe të thotë eja hetojmë ku keni dyshime. Ka qenë një betejë e gabuar e Vetëvendosjes dhe humbje kohe në agjendën reformuese që e ka para vetes”.
Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se LVV deri sot i ka quajtur këto komisione në kundërshtim me ligjin, por sipas tij sot u vendos ndryshe.
“Unë mendoj se opozita ka dalë fituese në këtë rast. Ata kanë qenë të kujdesshëm dhe asnjëherë nuk kanë kundërshtuar një komision të propozuar nga shumica parlamentare. Ata kanë thënë se janë për dy komisione. Ata e fituan betejën. Qeveria e humbi betejën pasi duke refuzuar komisionin ka ngjallur më shumë dyshime se vërtet që ka pasur”.
Mirëpo deputeti i LVV-së, Haki Abazi i pranishëm në debat thotë se ata e marrin seriozisht formimin e çdo komisioni jo siç ka ndodhur deri më tani.
“Deri më sot komisionet kanë shpenzuar vetëm resurse, mëditje e kohë”, ka deklaruar Abazi.
Ai ka thënë që opozita po e luan rolin e pozitës në Kuvend, duke u munduar që storien e tyre për menaxhimin e energjisë të ndërtuar për 15 vite ta krahasojnë me 4 muaj të krizës energjetike.
Abazi madje ka shprehur, se ka tendenca nga deputetë të opozitës për të bërë betejë fjalësh në Kuvend.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për themelimin e dy komisioneve hetimore për energjinë elektrike gjatë seancës së 5 majit, gjatë së cilës pati debate të ashpra.
Një komision hetimor është iniciuar nga partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe i njëjti do të kryesohet nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj.
Ndërkaq, komisioni hetimor i iniciuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, do të udhëhiqet nga deputeti Hajdar Beqaj i PDK-së.
Komisioni hetimor i propozuar nga opozita mëton që të hetojë të gjitha masat e ndërmarra gjatë periudhës së gjendjes emergjente për energjinë, që Kuvendi kishte votuar për të shpallur vitin e kaluar.
Ndër masat e ndërmarra në periudhën e gjendjes emergjente ishin: vendosja e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosja e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë. Si pasojë e krizës energjetike, Kosova u përball me shtrenjtim të rrymës.
Ndërkaq, komisioni hetimor i Lëvizjes Vetëvendosje kërkon që të hetohen aktivitetet në sektorin e energjisë në periudhën kohore 2006-2022. Këtu përfshihet hetimi i investimeve kapitale në Korporatën Energjetike të Kosovës pas privatizimit të distribucionit në këtë kompani./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë