LAJMI I FUNDIT:

Anagnostopoulou: Dy vendkalimet kufitare me Maqedoninë e Veriut janë ura të reja miqësie dhe bashkëpunimi në Ballkan

Anagnostopoulou: Dy vendkalimet kufitare me Maqedoninë e Veriut janë ura të reja miqësie dhe bashkëpunimi në Ballkan

Dy vendkalimet kufitare me Maqedoninë e Veriut janë ura të reja miqësie dhe bashkëpunimi në Ballkan të cilat janë ndërtuar me materiale të forta dhe një plan për zhvillim, prosperitet, solidaritet dhe paqe në fqinjët tanë, thotë zv. ministrja e Jashtme e Greqisë Sia Anagnostopoulou për agjencinë greke të lajmeve “ANA-MPA” lidhur me kalimet e reja kufitare.

Anagnostopoulou theksoi se kënaqësia e shprehur nga përfaqësuesit e popullsisë lokale në zonën greke të Maqedonisë, pas miratimit të ligjeve, “pa dyshim tregon se ka ardhur koha për të parë përfitimet e marrëveshjes së Prespës”.

“Vendkalimet kufitare që do të lidhë Lemos në Prespën në Greqi dhe Markovo Noga në Republikën e Maqedonisë së Veriut përputhen kërkesën mbi 50-vjeçare, një kërkesë që po bëhet realitet në sajë të marrëveshjes së Prespës. Në epokën e re që po fillon, më në fund plotësohet kjo kërkesë disavjeçare, në një mënyrë që do të lirojë dinamikën e lartë që është regjistruar në turizëm, bujqësi, shkëmbimeve kulturore, e cila deri dje u zhvillua me pengesa të logjikës dritëshkurtër. Vendkalimin kufitar në Lemos Prespë, dhe ai që do të lidhë Promahi, Pella me Maidan në Maqedoninë e Veriut janë ura të reja të miqësisë dhe bashkëpunimit në Ballkan që janë ndërtuar me materiale të fota dhe një plan për zhvillim, prosperitet, solidaritetit dhe paqes me fqinjët tanë”, tha Anagnostopoulou.


Kuvendi i Greqisë të mërkurën me votat e SYRIZA-s, Rekas dhe Aleancës Demokratike, i votoi ligjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë për marrëveshjen për hapjen e vendkalimeve kufitare tek Markovo dhe Majden midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Siguri
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Siguri
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Lajme
Kalo në kategori