Please enter at least 3 characters.

Vdes biznesmeni nga Gjakova, u plagos para një muaji me armë zjarri

2022/08/300667389_493065442638863_6267843975114380841_n-1536x1536-1-e1661290251309.jpg

Ka vdekur biznesmeni nga Gjakova, Muhamet Juniku, i cili u plagos një muaj me parë me armë zjarri në fshatin Dujakë të Gjakovës.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë publike familjarë të tij si dhe mediat lokale.

Në bazë të raportit të policisë, një muaj me parë, thuhet se pas një mosmarrëveshje i akuzuari kishte shtënë drejt biznesmenit Muhamet Juniku duke e lënë të plagosur.

Por, ai nuk arriti tu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë sot.

Lajmin për vdekjen e tij e tregojnë edhe në faqën e fshatit Dujakë.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot në moshë të re është ndarë nga jeta bashkëvendasi ynë Muhamet Juniku BETI, i cili përherë do të kujtohet si njeri i buzëqeshur, gazmor e i dashur me të gjithë”.

Për vdekjen e tij kanë shkruar edhe familjarët e tij ku edhe kanë shprehur ngushëllime.