Please enter at least 3 characters.

United më nuk beson te lojtari, Shaw largohet në janar nga 'Old Traford'

2017/12/GettyImages-601891444.jpg
296:"MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 10: Luke Shaw of Manchester United is closed down by Leroy Sane of Manchester City during the Premier League match between Manchester United and Manchester City at Old Trafford on September 10, 2016 in Manchester, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi anglez, Luke Shaw ka vendosur të largohet nga skuadra aktuale Manchester United.

Lëndimet e shpeshta i kanë pamundësuar anglezit që të zë vendin në formacionin bazë tek 'Djajtë e Kuq'.

Kësisoj Shaw ka vendosur që të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit për të gjetur një skuadër ku mund të luajë rregullisht.

Mediat angleze kanë raportuar se Newcastle United dhe Tottenham Hotspur janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për mbrojtësin e majtë.

22-vjeçari iu bashkua Unitedit në vitin 2014 nga Southampton për një shumë rreth 38 milionë euro.

United është pajtuar ta shesë Shawin me dhe me parat e fituara të tentojë transferimin e Dany Rose.

Newcastle dhe Tottenham nëse duan transferimin e reprezentuesit anglez duhet të paguajnë rreth 10 milionë euro.

Kujtojmë që Shaw ka një kontratë aktualisht me Unitedin që përfundon në qershor të vitit 2018. /Telegrafi/