Please enter at least 3 characters.

Tayna publikon imazhe nga palestra, thotë se nuk ka ndërhyrje estetike

2019/06/60889843_1831940073572162_7615216885383606982_n-e1559832236896.jpg

Rap-artistja Tayna vazhdon të mbetet një prej personazheve më të ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet provokuese.

Së fundmi, reperja nga Prizreni publikoi për fansat e saj një video të shkurtër në InstaStory, ku shfaqej teksa bënte disa nga ushtrimet e saj në palestër.

Në mbishkrimin e videos, reperja ka shkruar se i gëzon linjat e saj trupore falë punës dhe jo ndërhyrjeve estetike.

“As injeksion, as editim. Bëja qejfin vetës sa të duash", kanë qenë fjalët e reperes përbri kësaj videoje.

E njëjta ka qenë e përfolur për paraqitjet e saj atraktive që me debutimin e saj në muzikë, në qershor të vitit të kaluar. /Telegrafi/