Please enter at least 3 characters.

Stoltenberg: Me padurim pres Republikën e Maqedonisë së Veriut në NATO

2018/06/jens-stoltenberg-1.jpg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social "Twitter" e ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë.

Ai vlerësoi se marrëveshja është e rëndësishme për stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit.

"Me padurim pres që Republika e Maqedonisë së Veriut të kyçet drejtë NATO-s", shkruan Stoltenberg.

Sot Kuvendi i Greqisë me 153 vota “për”, 146 vota “kundër” dhe 1 votë “Të përmbajtur” ka ratifikuar marrëveshjen me të cilën Maqedonisë i ndërrohet emri i shtetit në: Maqedonia e Veriut./Telegrafi/