Shtatë vite më parë Rooney shënoi një nga golat më të bukur në histori të Ligës Premier
334:"MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 12: Wayne Rooney of Manchester United celebrates with teammate Nani (R) after he scores a goal from an overhead kick during the Barclays Premier League match between Manchester United and Manchester City at Old Trafford on February 12, 2011 in Manchester, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
(Getty Images)
12:"Getty Images
12/02/2018
Wayne Rooney është një nga lojtarët më të mirë që kemi parë në vitet e fundit në Ligën Premier.
Por, anglezi mund të krenohet edhe me faktin se ka shënuar një nga golat më të mirë në histori të kampionatit elitar anglez.
Më e bukura është se ajo u shënua në derbin lokal ndaj Manchester Cityt.
Ky gol fantastik është shënuar me 12 shkurt 2011, pra shtatë vite me parë. Por, ai vazhdon të komentohet çdo herë nga tifozët e futbollit.
Aktualisht sulmuesi është pjesë e Evertonit, por pjesën më të madhe e kaloi te Man Utd, kur luajti për 13 sezone.
Në 665 paraqitje për të dy klubet ai ka shënuar 281 gola në të gjitha garat.
Ndërsa për Përfaqësuesen e Anglisë në 119 ndeshje ka arritur të shënojë 53 gola. /Telegrafi/


