Please enter at least 3 characters.

Shpërthen zjarr përgjatë rrugës Koçan-Vinicë

2023/03/Screenshot_3-17.png

Kashtë, kallamishtë dhe një sasi e madhe e gomave të vjetra të veturave digjen përgjatë rrugës kryesore Koçan-Vinicë, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave, duke iu referuar Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave nga Shtipi.

Siç theksojnë ata, nga djegia e kallamishtes është përfshirë nga zjarri edhe një pjesë e madhe në të cilën kishte goma të vjetra.

Zjarri është raportuar në orën 14:20. Tre makina zjarrfikëse me tetë zjarrfikës janë dërguar në terren për të ndaluar përhapjen e zjarrit. Derisa ishte duke vazhduar aksioni për shuarjen e zjarrit, qarkullimi në atë rrugë është ndërprerë.

"Situata po monitorohet nga QMK dhe zjarrfikësit të cilët ndodhen në terren", thonë nga QMK./Telegrafi/