Shfaqen pamjet e Galaxy S10e në ngjyrë të verdhë
08/02/2019
Shumë prodhues të telefonave nuk kanë pasur guximin për të ardhë me një ngjyrë kaq të guximshme, por duket sikur Samsung do të ketë guximin, me një Canary Yellow Galaxy S10e, të paktën nëse ky raport është i saktë.Tashmë dijmë gjithçka rreth Galaxy S10e, pasi u zbulua disa ditë më parë, plotësuar me ekranin e sheshtë Infinity O, skaner të gjurmëve të gishtave të montuar anash dhe konfigurim me dy kamera. Pra, storia e vërtetë këtu është opsioni i ngjyrave, pasi ne po e shohim për herë të parë.


