Please enter at least 3 characters.

Rivotimi në Istog: Tre persona intervistohen për ryshfet

2017/07/ilustrim-zgjedhjet-2017-foto-Ridvan-Slivova.jpg
14:"Ridvan Slivova

Tre persona janë intervistuar për dhënie dhe marrje të ryshfetit gjatë procesit zgjedhor në Istog.

Lajmin për klankosova.tv e ka bërë të ditur Xhevat Ibraj, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës.

“Këta persona pas intervistimit me urdhër të Prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë ai duke shtuar se sa i përket aspektit të sigurisë në ditën kur po votohet, “gjithçka është në rregull”.

Në Istog sot po votohet për herë të tretë, për ta zgjedhur të parin e kësaj komune. /Klan Kosova/