Please enter at least 3 characters.

Reali gati të ofrojë Rodriguezin plus para për Pogban

2019/11/pogba-james-e1573322886125.jpg

Real Madridi mbetet ende në kërkimin e yllit të Manchester Unitedit, Paul Pogba, ndërsa tani po mendon të përfshijë edhe James Rodriguezin në ofertë.

Pogba, 26 vjeç, u lidh me një transferim te Real Madridi, por edhe Juventusi gjatë afatit të fundit të verës.

Gjigantët italianë pritet ta shënjestrojnë mesfushorin francez përsëri në afatin e janarit, pasi pëlqehet shumë nga drejtuesit.

Por, vlerësimi prej 180 milionë eurove i Unitedit për yllin e tyre i ka frikësuar blerësit e mundshëm të lojtarit.

Sipas mediumit El Desmarque, Reali ende dëshiron transferimin e Pogbas dhe presidenti Florentino Perez është i gatshëm t'u ofrojë atyre edhe një yll.

Ky medium raporton se Perez mendon ta përfshijë kolumbianin James Rodriguez në një marrëveshje transferimi.

Agjenti i Rodriguez, Jorge Mendes dëshiron të largojë lojtarin jashtë Spanjës dhe të kërkojë një sfidë të re dhe një marrëveshje me Unitedin mund të jetë e mundur. /Telegrafi/