Please enter at least 3 characters.

Reagimi i jashtëzakonshëm dhe akrobatik i portierit të Vushtrrisë që ndaloi autogolin

2020/06/vushtrria.jpg

Një gjë e pazakontë dhe interesante ka ndodhur në ndeshjen në mes të Vushtrrisë dhe Prishtinës në kuadër të Ipko Superligës së Kosovës.

Prishtina udhëton te Vushtrria në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të, ku shënoi fitore me rezultat 0-2.

Golat në këtë fitore të ekipit të Armend Dallkut u shënuan nga sulmuesi Otto John (11’, 34’).

Megjithatë, përveç golave, në këtë ndeshje pati edhe gjëra tjera interesante që befasuan publikun e paktë dhe shikuesit në televizione.

Ishte portieri i vendasve, Marly Prince, i cili dhuroi ‘show’ me akrobacionin e tij në minutat shtesë të ndeshjes.

Marly Prince ndali me stil akrobatik topin e kthyer nga një mbrojtës i skuadrës së tij, duke pamundësuar një autogol. /Telegrafi/