Please enter at least 3 characters.

Ramadani: LDK-ja e VV-ja marrin detyra nga PDK-ja

2016/01/ramadani-ldk-ja-e-vv-ja-marrin-detyra-nga-pdk-ja_hd.jpg

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Ramadani ka thënë se janë pikërisht këto dy parti opozitare që janë duke i mbajtur në pushtet PDK-në dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Në këtë kontekst, Ramadani ka thënë se LDK-ja dhe Vetëvendosje! janë duke marrë detyra nga PDK-ja.

“A kanë ndonjë logjikë këta njerëz që flasin dhe bëjnë strategjitë e LDK-së dhe të VV-së? Merren me AAK-në ditën dhe natën, pandërprerë. Për më keq, vetëm shpifin kundër AAK-së. Por duket qartë se ekziston koordinim me njerëz të caktuar të PDK-së, qoftë brenda apo jashtë Qeverisë dhe kuvendit aktual”, ka thënë Ramadani, duke shtuar se brenda LDK-së dhe Vetëvendosje!-s ka njerëz të kriminalizuar. “Haraç vendosin vetë dhe njerëz të kriminalizuar kanë vetë, të dy partitë. Haraç vendos Qeveria e Kosovës. Haraç vendosin, përveç PDK-së, për të cilën gjithë bota e ka kuptuar, edhe LDK-ja dhe VV-ja”, ka thënë ai.

Ramadani ka treguar se përçarjes së opozitës më së shumti i kanë ndihmuar LDK-ja dhe Vetëvendosja!

“Unë e kam të qartë se LDK-ja dhe VV-ja e kanë kuptuar se nuk janë të zotët të trajtojnë rreth 1 miliard euro korrupsion e keqmenaxhimin gjatë këtij 7-vjetëshi. LDK-ja për shkak se edhe vetë ka qenë pjesë e këtyre manipulimeve dhe korrupsionit, ndërsa VV-ja për shkak se ka lidhje të ngushta me rrjete të caktuara brenda PDK-së”, është shprehur Ramadani. /Telegrafi/