Please enter at least 3 characters.

PSG i kërkon Neymarit që sa më parë të vazhdojë kontratën

2020/12/neymar-2.jpg

Paris Saint-Germain është i vendosur që Neymar të rinovojë sa më parë kontratën.

Ylli brazilian duket se e ka qartësuar të ardhmen e tij dhe nuk e ka ndërmend të largohet nga Parku i Princave.

Edhe pse Barcelona kishte tentuar disa herë rikthimin e tij në Camp Nou, duket se tani operacioni është edhe mi i vështirë.

Lionel Messi lidhet me një kalim te PSG dhe Neymari mund të rinovojë kontratën më kampionin nga Ligue 1, raporton Telefoot.

Kontrata aktuale e sulmuesit brazilian skadon në vitin 2022, andaj skuadra franceze nuk dëshiron të rrezikojë më shumë.

PSG është duke punuar edhe në kontratën e Kylian Mbappes, mirëpo duket si e vështirë, pasi lojtari po kërkohet nga Real Madridi dhe Liverpooli. /Telegrafi/