Please enter at least 3 characters.

Prokuroria: Vendimi për arrest shtëpiak të Grubit u mor pas vlerësimit të MPB-së dhe ASK-së për sigurinë e tij

PTHP
PTHP
PTHP

Prokuroria Publike përmes një komunikate sqarojnë se për vendimin për arrest shtëpiak për Grubin në rastin “Lotaria Shtetërore” janë udhëhequr nga Ligji për procedurë penale dhe nga udhëzimet e MPB dhe ASK.

“Kushtet e tilla në rastin konkret janë plotësuar, sepse sipas vlerësimit të organeve kompetente – MPB dhe ASK – ekzistojnë informacione serioze se në repartin e paraburgimit nuk mund të garantohet siguria personale e këtij të dyshuari. Detajet për këto kërcënime janë paraqitur para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Prokuroria Publike e kupton interesin e publikut për këtë rast, por bën thirrje për përmbajtje nga komentet për vendimet legjitime prokuroriale, për të mundësuar një procedurë efikase dhe të drejtë”, thuhet në sqarimin e Prokurorisë.

Më herët Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov kërkoj përgjegjësi nga gjykatësit dhe prokurorët për lirimin e Artan Grubit në arrest shtëpiak.

Edhe nga BDI më herët ndaj deklaratave të Filkovit, veprimet e të cilit i quajtën si presion ndaj gjyqësorit në vend./Telegrafi/