Please enter at least 3 characters.

Prigozhin: Asnjë ushtar i Wagnerit nuk do të dorëzohet para Putinit

2023/06/TELEMMGLPICT000337740610_16874593147180_trans_NvBQzQNjv4BqnoUwCwXVn4LwErZ6GGyzhtHhMh81Y8GqX3ipA8YMo0k.jpeg

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka akuzuar për tradhti shefin e grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Të gjitha pretendimet për një grusht shteti ushtarak janë absurde, pretendon Prigozhin.

Lideri i Wagnerit thotë se këtë marshim po e bën për drejtësi dhe se nuk e ka ndërmend të ndalet, raporton skynews.

Ai thotë se asnjë ushtar i tij nuk planifikon të dorëzohet pas kërkesës së presidentit rus.

“Rusët nuk duan që vendi i tyre të jetë më i korruptuar, të jetojnë me gënjeshtra dhe burokraci”, thotë Prigozhin.

Ndryshe, Putin ka mbajtur një fjalim gjatë mëngjesit së sotëm dhe ka thënë se rebelimi i armatosur i Wagnerit është thikë pas shpine për popullin rus. /Telegrafi/