PriFest shpalos programin garues të filmave të metrazhit të mesëm
Festivali më i madh Ndërkombëtar i Filmit në vend, PriFest e bëri publik programin e parë të filmave.
Audienca e PriFestiut, këtë vit - nga datat 13-20 korrik - do të mund të shikojë filma në hapësirat e Teatrit Kombëtar (dy salla), Kinemën nën qiellin e hapur te Sheshi “Zahir Pajaziti”, në Kino ABC dhe në Kinemanë tjetër nën qiellin e hapur te Amfiteatri i Muzeut Kombëtar.
Filmat e programit garues të metrazhit të mesëm janë si më poshtë:
1. KITE THAT FLIES ON ITS OWN, Gjermani, premiere botërore2. ONCE UPON A TIME IN KOSOVA, Kosovë, PREMIERE BOTËRORE3. TISA, Kosovë, premierë botërore4. THE MIGHTY BIGORNE, Francë, premierë ndërkombëtare5. AVA IS GOING TO BE AN ORPHAN, Iran, premiere evropiane6. CONFECTION, Britani e Madhe, premiere regjionale7. THE ISLAND, Republika Çeke, premierë regjionale8. SPARTA, Francë, premierë regjionale9. DOT, Gjermani, premierë regjionale10. NAKED, Izrael, premierë kosovare11. LA FEMME ET LE TGV, Zvicër, premierë kosovare12. THE SUMMER MOVIE, Francë, premierë kosovare13. TERRIER, Gjermani, premierë kosovare
Biletat për filmat e festivalit do të kushtojnë tre euro dhe mund të blihen te biletorja e Teatrit Kombëtar dhe Kino ABC-së. Mundësi tjetër e mirë për të apasionuarit ndaj filmit është të blejnë Kartelën “All In One” që ia mundëson që për 10 euro të shikohen 76 filma të festivalit. Për të marrë këtë kartelë mund kontaktoni në adresën info@prifilmfest.org apo përmes telefonit +38138221144. /Telegrafi/


