Please enter at least 3 characters.

Presidentja Osmani ngushëllon Turqinë pas rrëzimit të avionit ushtarak

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik të avionit ushtarak në Turqi, ku humbën jetën 20 persona.

Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Osmani ka dërguar ngushëllime presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Forcave të Armatosura Turke dhe popullit turk, përcjell Telegrafi.

“Ngushëllimet tona të thella për Presidentin Erdogan, Forcat e Armatosura të Turqisë dhe popullin turk pas rrëzimit tragjik të avionit ushtarak. Kosova qëndron në solidaritet me aleatin tonë, Turqinë, në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja ka përsëritur mbështetjen e Kosovës për aleatin turk, duke theksuar lidhjet miqësore ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/