Pjesa e parë, Villarreal 2-0 Arsenal: Spanjollët tregojnë forcën
29/04/2021
Villareali e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Arsenalit me rezultat 2-0 në kuadër të gjysmëfinales së parë në Ligën e Evropës.
Spanjollët në këtë pjesëlojë janë treguar të pamëshirshëm duke realizuar rastet që kishin.
Që në minutën e pestë “Nëndetësja e verdhë” kaloi në epërsi më golin e shënuar nga Manuel Trigueros.
Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 29-të Villarreali e shënoi edhe golin e dytë.
Ishte Raul Albiol që gjeti rrjetën për 2-0 me një goditje nga afër.
Me këtë rezultat Villareali është në rrugë të mirë që bëjë një hap drejt finales. /Telegrafi/


