Please enter at least 3 characters.

Patson Daka i Leicester Cityt çmend në ndeshjen e Ligës së Evropës - shënon katër Gola dhe i ndihmon skuadrës së tij të kthehet nga humbja

2021/10/Screenshot_11-4.jpg

Patson Daka shënoi katër gola të jashtëzakonshëm për Leicester Cityn ndaj Spartak Moskës në ndeshjen qe u mbyll 4-3.

Spartaku hapi rezultatin në minutën e 11 -të para se të dyfishojë avantazhin e tyre pak para pushimit.

Por vizitorët u përgjigjën menjëherë, me Patson Daka që shënoi për 2-1 pak para se të mbyllej pjesa e parë.

Dhelprat barazuan tre minuta pasi u kthyen në fushë në pjesën e dytë.

Reprezentuesi zambian e mbylli het-trikun e tij gjashtë minuta më vonë.

Sidoqoftë, ai nuk u ndal me kaq.

23-vjeçari shënoi golin e tij të katërt të ndeshjes në minutën e 74-të për të marr një fitore të madhe në Rusi.

Daka ka kaluar këtë verë te Leicester nga RB Salzburg. /Telegrafi/