Please enter at least 3 characters.

Pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore, Kessie thuhet ta ketë nënshkruar kontratën me Barcelonën

2022/03/kessie-2.jpg

Sky Sport Italia raporton se Franck Kessie i ka kryer testet mjekësore te Barcelona dhe e ka nënshkruar kontratën që do të hyjë në fuqi nga 1 korriku 2022 (pas përfundimit të kontratës me Milanin, më 30 qershor).

Mesfushori ka refuzuar vazhdimin e bashkëpunimit me Rossonerët dhe tash e disa muaj ka qenë e qartë se do të largohej si lojtar i lirë.

Derisa për shërbimet e tij kishin shprehur interesim klube nga Liga Premier Arsenal, Liverpool, Manchester United, Tottenham Hotspur) e Ligue 1 (Paris Saint-Germain), ai vendosi të shkonte në La Liga.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Kessie gjatë të hënës ka qëndruar në Spanjë për t’i kryer ekzaminimet mjekësore me katalunasit.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë i kryer ato me sukses dhe më pas e ka nënshkruar kontratën në vlerë prej 6.5 milionë euro në sezon plus shtesat, ndërsa do të zgjatë katër vite (deri ne qershor 2026).

Kjo është ofertë e njëjtë me atë të cilën ia kishte ofruar Milani, mirëpo dallimi qëndron te komisioni më i madh i agjentit që e ka ndërmjetësuar transferimin. /Telegrafi/