Please enter at least 3 characters.

Orteku “shpërthen” brenda restorantit në Zvicër, derisa klientët ishin duke ngrënë – bora “varros” 25 vetura, tre të lënduar (Foto/Video)

2019/01/Screenshot_6-2.jpg

Ekipet zvicerane të emergjencës kanë nisur një operacion kërkimi pasi një ortek “shpërtheu” brenda një restorant hoteli ndërsa të ftuarit po hanin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një sasi e madhe e borës goditi Hotel Säntis në Schwägalp në verilindje të Zvicrës, duke “varrosur” 25 vetura dhe duke lënë tre të plagosur.

Siç thuhet tutje, së paku një person u desh të nxirrej nga bora, kur orteku goditi restorantin, rreth orëve të pasdites së ditës së enjte.

Gjithashtu thuhet se dhjetëra persona janë evakuuar nga qendra e skijimit në lartësi prej rreth 1300 metrash dhe fotot tregojnë një autobus të varrosur në dëborë pranë asaj që duket të jetë një makinë e përmbysur.

Ndonëse nuk u raportua për të humbur, ekipet e shpëtimit po kryejnë kërkime në zonë.

Ndryshe, kushtet e rënduara atmosferike kanë shkaktuar kërdi në të gjithë Evropën dhe kanë lënë të paktën 17 të vdekur - por ndërsa kushtet janë më të qeta sot, parashikuesit kanë paralajmëruar se borë do të ketë deri në mes të javës së ardhshme. /Telegrafi/