Please enter at least 3 characters.

Një person nga Shkupi gjendet i vdekur në Liqenin e Dibrës

2024/02/policia-mk-780x439-1.png

Një burrë 46-vjeçar, M.I. nga Shkupi, u mbyt sot pasdite në Liqenin e Dibrës, në afërsi të Komunës Qendra Zhupë. Lajmi u raportua në ora 16:05, kur trupi pa jetë u gjet pranë fshatit Papradnik, përcjell "TV21".

Policia dhe prokurori publik kryen inspektim në vendngjarje, ndërsa trupi i tij u dërgua për autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Sipas njoftimeve nga Spitali i Përgjithshëm, nuk kishte shenja dhune mbi trup.

Raportohet se viktima ishte një peshkatar, i cili vizitonte shpesh liqenin dhe posedonte leje për peshkim. Ky është rasti i dytë i mbytjes në Liqenin e Dibrës këtë vit, pas një ngjarjeje tragjike në fund të qershorit kur një grua 27-vjeçare humbi jetën pranë plazhit të qytetit.