Please enter at least 3 characters.

Marcelo: Jam i lumtur te Reali, dua të vazhdoj të luaj në klubin më të mirë në botë

2018/09/Marceloreal-e1536181478119.jpg
247:"GIRONA, SPAIN - AUGUST 26: Marcelo Vieira of Real Madrid CF looks on during the warm up prior to the La Liga match between Girona FC and Real Madrid CF at Montilivi Stadium on August 26, 2018 in Girona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas kalimit të Cristiano Ronaldos te Juventusi, ishte folur shumë që edhe Marcelo do t'i bashkohej Real Madridit.

Por, këta zëra i ka mohuar mbrojtësi i njohur brazilian, i cili ka thënë se do të vazhdojë me Los Blancos.

"Në këtë periudhë të karrierës jam i elektrizuar, kam dëshirën e një lojtari 18 vjeçar, si të isha Vinicius".

Cristiano Ronaldo dhe Marcelo (Foto: Getty Images)

"E ardhmja? Vazhdoj në Spanjë te Real Madridi. Këtu jam i lumtur, njerëzit e dinë që kjo është shtëpia ime dhe ende kam vite në kontratën time me Los Blancos".

"Për mua Reali është klubi më i mirë në botë dhe unë dua të luaj në klubin më të mirë në botë", ka thënë Marcelo për Real Madrid TV.

Marcelo (Foto: Getty Images)

Marcelo i është bashkuar skuadrës spanjolle në vitin 2007 nga Fluminense.

Në 13 sezone për Realin anësori ka shënuar 33 gola në 456 ndeshje. /Telegrafi/