Please enter at least 3 characters.

Maqedoni: 44 raste të reja me coronavirus, regjistrohen edhe dy viktima

2020/03/test-corona.png

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë orëve të kaluara kanë ndërruar jetë dy persona, njëri i moshës 45-vjeçare nga Kumanova dhe njëri 78-vjeçare nga Dibra.

Nga MSH thonë se i ndjeri nga Kumanova ka pasur diabet, hipertension dhe mbipeshë, ndërsa i ndjeri nga Dibra ka pasur bronkit dhe hipertension, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në 24 orët e kaluara janë bërë 392 testime, ndërsa janë konfirmuar 44 raste të reja me coronavirus. Sipas qyteteve: Kumanovë 23 raste, Shkup 12, Tetovë 2, Manastir 3, Strugë 2, Shtip 1 dhe Prilep 1.

Me rastet e reja të ditës së sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 329 persona.

Ndërsa sipas qyteteve nga numri i përgjithshëm pacientët janë nga:

- Shkupi 175
- Dibër 47
- Kumanovë 47
- Shtip - 14
- Tetovë - 10
- Prilep - 10
- Strugë - 7
- Velesi - 6
- Manastir - 4
- Ohri - 3
- Kavadarci - 2
- Gostivar - 1
- Kriva Pallanka - 1
- Strumica - 1
- Gjevgjeli - 1

Ndryshe, deri tani janë realizuar 3518 teste për Covid-19./Telegrafi/