Please enter at least 3 characters.

LSDM-ja lëshon punën e Kuvendit (Video)

2016/07/Kuvendi-i-Maqedonise-1.jpg

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë me arsyetimin se diskutimi në seancën konstituive nuk sjell asnjë fryt sot ka lëshuar përkohësisht punën e Kuvendit të Maqedonisë.

''Nëse do të punohej sipas Rregullores së Kuvendit, do të kufizohej fjalimi i më shumë se 90% të fjalimeve të deputetëve dhe do të ishte harxhuar diskutimi dhe do të kishim zgjidhur krizën, do të kishim zgjedhur kryetar të Kuvendit dhe do të kishim votuar Qeverinë e re.'' tha Aleksandar Kiracovski, deputet i LSDM-së, shkruan Telegrafi Maqedoni.

U përgjigj edhe kryesuesi i Kuvendit, Trajko Veljanoski i cili tha se nuk ka të drejtë të ndalojë fjalimet e deputetëve.

Nga kjo, një pjesë e madhe e deputetëve e lëshuan sallën dhe thanë se do të kthehen kur do të ndalohet uzurpimi.

Në seancë mbetën deputetët Zoran Zaev, Oliver Spasovski dhe Frosina Remenski. /Telegrafi/