Please enter at least 3 characters.

Liverpooli rikthen interesimin për Renato Sanchesin

2023/05/image.jpg
240:"epa10556099 Paris Saint Germain's Renato Sanches and Lyon's Johann Lepenant in action during the French Ligue 1 soccer match between PSG and Olympique Lyonnais at the Parc des Princes stadium in Paris, France, 02 April 2023. EPA/YOAN VALAT
3:"EPA

Historia mes Renato Sanches dhe Liverpool vazhdon, kësaj radhe për vitin e tretë radhazi.

Mesfushori portugez është kërkuar me ngulm nga The Reds në dy vitet e fundit, por gjiganti anglez nuk arriti t'i fitoj dot shërbimet e tij.

25-vjeçari iu bashkua në verë PSG-së nga Lille, por aventura në Parc de Princes nuk ka shkuar mirë, pasi ai nuk ka arritur të siguroj vend në formacionin bazë

Sanches këtë edicion ka zhvilluar vetëm 22 paraqitje, kryesisht i inkuadruar nga banka rezervë teksa ka edhe dy gola të shënuar.

PSG e ka nxjerr në shitje yllin portugez dhe po pret një ofertë rreth 25 milionë euro për ta lënë të lirë.

Jurgen Klopp është një admirues i madh i portugezit dhe do të tentoj transferimin e tij në verë në Anfield.

25 milionë euro nuk është një shumë që përbën problem te Liverpooli, por The Reds duhet ta mposhtin konkurrencën e skuadrave të tjera për t'i fituar shërbimet e Sanches.

Interesim për mesfushorin qendror kanë shfaqur edhe Arsenal, Totteham Hotspur, Borussia Dortmund dhe Juventus.

Gjithsesi Liverpool duket favorite për t'i siguruar shërbimet e portugezit, për faktin se Sanches ka një simpati për trajnerin Jurgen Klopp. /Telegrafi/