Please enter at least 3 characters.

Kosova U-19 humbi miqësoren e parë kundër Bullgarisë U-19

2018/02/IMG-c11b019f0998bb1d56c8d475d901d8ae-V.jpg

Kosova U-19 ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore kundër Bullgarisë të së njëjtës grupmoshë,  në stadiumin “Urban” në Nessebar.

Pas një loje interesante, fitores iu gëzua Bullgaria U-19, me rezultat 2-1.

Skuadra e drejtuar nga Ramiz Krasniqi e nisi shumë mirë ndeshjen dhe në minutën e 18-të arriti të kalojë në epërsi, me golin e shënuar nga Adrian Behrami.

Kosova vazhdoi me lojë të mirë në pjesën e parë, duke shkuar në pushim me epërsinë e një goli.

Pamje nga ndeshja

Megjithatë, në pjesën e dytë ritmi i lojës ra paksa tek djelmoshat dhe këtë e shfrytëzuan bullgarët, duke shënuar dy gola, nëpërmjet Stanislav Ivanov (60′) dhe Atanas Kabov (85′) për t’iu gëzuar fitores.

Ndeshjen e dytë miqësore do të zhvillohet të enjten nga ora 11:00.

Kosova po i zhvillon këto miqësore në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Evropianit në “Elite Round” që do të zhvillohen prej 21 deri më 27 mars në Portugali. /Telegrafi/