Please enter at least 3 characters.

Komuna e Gjakovës dhe Këshilli i Evropës diskutojnë për forcimin e qeverisjes lokale

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, së bashku me drejtoreshën Adea Roka dhe udhëheqësin e Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Armend Behluli, kanë zhvilluar sot një takim pune me Tankut Soykan, zëvendës shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, si dhe me Sakibe Jasharin, zyrtare e lartë e projektit “Forcimi i qeverisjes shumë nivelëshe dhe demokracisë pjesëmarrëse”.

Në takim u diskutua mbi rezultatet e arritura nga ky projekt, i cili prej fillimit të vitit ka kontribuar në rritjen e transparencës institucionale dhe fuqizimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.

Palët gjithashtu shkëmbyen ide për zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen, duke theksuar përkushtimin e Komunës së Gjakovës për të avancuar një qeverisje më gjithëpërfshirëse dhe më afër komunitetit. /Telegrafi/