Please enter at least 3 characters.

Khedira kërkon nga Juve ta transferojë Emre Canin

2018/01/emrecan1-e1515597886405.jpg
230:"BURNLEY, ENGLAND - JANUARY 01: Emre Can of Liverpool arrives at the stadium prior to the Premier League match between Burnley and Liverpool at Turf Moor on January 1, 2018 in Burnley, England. (Photo by Nigel Roddis/Getty Images)
12:"Getty Images

Sami Khedira ka kërkuar nga Juventusi që ta transferojë mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can.

Mesfushori që e përfaqëson Gjermaninë thuhet se është pranë arritjes së marrëveshjes me Bianconerët, ndërkohë që kontrata me Redsat i skadon në fund të këtij sezoni.

(Foto: Getty Images)

Khedira beson se bashkëlojtari te përfaqësuesja do të kishte sukses te Zonja e Vjetër.

"E njoh shumë mirë Emre Canin, është i ri, por është shumë i fortë dhe shumë i talentuar".

"Ai duhet të mësojë akoma dhe të zhvillohet duke marrë parasysh moshën e tij, mirëpo po të isha unë kryesia e Juventusit, do ta shfrytëzoja rastin për ta transferuar".

(Foto: Getty Images)

"Atij do t'i skadojë kontrata (në fund të sezonit)", ka deklaruar Khedira për Sky Sport Itaia.

Can është pjesë e Liverpoolit nga viti 2014 kur u transferua nga Bayer Leverkuseni. /Telegrafi/