Please enter at least 3 characters.

Këta janë ministrat e AAK-së në Qeverinë Haradinaj

2017/04/konference-Ramush-Haradinaj-dhe-aderimi-e-antarsimi-i-natareve-ne-aak-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Qeveria nën udhëheqjen e liderit të AAK-së pritet të themelohet së shpejti, ndërkaq burime të Telegrafit kanë bërë me dije edhe emrat e ministrave nga radhët e kësaj partie, që do të jenë pjesë e Qeverisë Haradinaj.

Telegrafi mëson se ish-kryetari i Gjakovës, njëherësh nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj pritet të udhëheq me Ministrinë e Infrastrukturës.

Me Ministrinë e Forcës së Sigurisë do të udhëheqë Rrustem Berisha, shkruan Telegrafi.

Ndërkaq, në ministrinë e tretë, saktësisht Ministrinë e Shëndetësisë që do të jetë po ashtu nën udhëheqjen e AAK-së gara është më e fortë. Kjo ministri do të udhëhiqet nga Ali Berisha ose Talat Gjinolli.

AAK po ashtu do të ketë në qeverinë e re edhe pesë poste zëvendësministrore. /Telegrafi/