Kalaja e Prizrenit me shteg të ri

Komuna e Prizrenit ka njoftuar qytetarët për shtegun e ri tek Kalaja e Prizrenit e cila po bëhet edhe më atraktive.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Ismail Ukimeri vizitoi nga afër punimet e shtegut të ri (2500m) për turizëm, kulturë dhe rekreacion, që shpie në Kala, të cilat punime tashmë janë në fazën përfundimtare.
“Së shpejti, qytetarët dhe vizitorët do të kenë përvojë edhe më të bukur gjatë rrugëtimit nga pjesa e pasme drejt thesarit të çmuar historik të Prizreni” tha Ukimeri. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/07/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































