Please enter at least 3 characters.

Juela 'e godet' Selin: Ti ke ndjenja për Mirin, vdes për të

Foto: Instagram

Po vazhdojnë debatet ndërmjet banorëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në Big Brother VIP Albania 5 së fundmi ndodhi një përplasje e ashpër mes Juela Nikollit dhe Selin Bollatit.

Këngëtarja e akuzoi Selin se ka ndjenja për Mirin dhe se është e përfshirë në të.

Foto: Instagram

"Je e përfshirë në Mirin, vdes për Mirin. Ti ke ndjenja për Mirin", u shpreh ajo.

Deklarata vjen pasi Miri është akuzuar vazhdimisht se ka ndjenja për Selin dhe se nuk e shikon si vajzën e tij.

Raporti i tyre është diskutuar që nga fillimi i spektaklit, për shkak se kanë fjetur në një krevat.

Selin tani po vazhdon lojën e vetme, duke qenë se ka prishur raportet me këngëtarin. /Telegrafi/