Please enter at least 3 characters.

Joshua reagon në lidhje me teoritë konspirative për humbjen e papritur nga Ruiz

2019/06/AnthonyJoshuasmile.jpg
236:"SHEFFIELD, ENGLAND - MAY 01: Anthony Joshua tapes his hands up prior to a training session during the Anthony Joshua Media Day at the English Institute of Sport on May 01, 2019 in Sheffield, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Anthony Joshua është detyruar t'i mohojë pohimet se ai e ka humbur qëllimisht duelin ndaj Andy Ruiz Jr. në debutimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-kampioni i unifikuar i humbi titujt e tij në kategorinë e peshave të rënda pas humbjes shokuese nga amerikano-meksikani, ndërsa që atëherë ka pasur teori të ndryshme konspirative për humbjen e tij.

Për më shumë, edhe promovuesi i tij, Eddie Hearn, kishte nxitur më shumë thashetheme duke theksuar se klienti i tij është ndier i çliruar pasi më në fund humbi.

Në fund të këtij viti, Joshua do ta zhvillojë rimeçin ndaj Ruizit në përpjekje për t'i rikthyer titujt e tij, ndërsa ka pasur spekulime se gjithçka ka qenë e planifikuar.

"Derisa e di se ku qëndron me veten, mirë dhe keq, vetëm kjo ka rëndësi. Njerëzit gjithmonë do ta interpretojnë tregimin ashtu si duan ata... Derisa qëndron i drejtë me vetveten dhe e di ku qëndron në një situatë, nuk ke pse shqetësohesh", ka thënë AJ. /Telegrafi/