Please enter at least 3 characters.

Joshua: Pasi ta mposhti Ruizin, do shkoj te Wilderi

2019/05/joshua.jpg
236:"SHEFFIELD, ENGLAND - MAY 01: Anthony Joshua tapes his hands up prior to a training session during the Anthony Joshua Media Day at the English Institute of Sport on May 01, 2019 in Sheffield, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Anthony Joshua dëshiron të ulet së bashku në një tavolinë me Deontay Wilderin dhe ta nënshkruajnë në marrëveshje për meçin.

Dy boksierët e pamposhtur të peshave të rënda nuk po arrijnë që t’i shmangen përballjes mes tyre, por që ende nuk kanë arritur një marrëveshje.

Joshua do ta mbrojë titullin kundër Andy Ruiz këtë të diele, dy javë pasi Wilder e nokautoi Dominic Breazelaen qysh në raundin e parë.

Andy Ruiz (Foto: Yong Teck Lim/Getty Images/Guliver)

Britaniku shpreson që fitojë ndaj meksikano-amerikanit, në mënyrë që  t’i sjell një përballje me ‘Maskën e Bronztë’.

“Të shtunën në mbrëmje të fitoj dhe të dukem mirë”, ka thënë Joshua në një intervistë për Sky Sports. “Pastaj? Menjëherë drejt Wilderit”.

“Ka pasur mjaftë interesim për të gjitha ndeshjet. Situata e Jarrel Miller, situata e Wilderit, Fury, Dillian Whyte, të gjithë këta boksier të peshave të rënda”.

“Tani është koha ime që të shkëlqej, kështu që është mirë, është me të vërtetë një ndjenjë e mirë. Kështu që duhet ta mposhti edhe një për të shkuar te ai (Wilder)”, ka shtuar më tej Joshua. /Telegrafi/