Please enter at least 3 characters.

Ironia e tifozëve të Real Madridit që po e kërkojnë kthimin e Jose Mourinhos

2019/09/JoseMourinhoreal-1.jpg
267:"MADRID, SPAIN - MAY 17: Head coach Jose Mourinho of Real Madrid looks on before the start of the Copa del Rey Final between Real Madrid CF and Club Atletico de Madrid at Estadio Santiago Bernabeu on May 17, 2013 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Jose Mourinho i ka kryesuar sondazhet e tifozëve të Real Madridit, si njëri nga kandidatët më të kërkuar për të zënë vendin e Zinedine Zidane - shkruan Marca.

Fillimi i keq i sezonit nga Los Blancos, ka bërë që të shtohet presioni mbi legjendën franceze, i cili u rikthye në Santago Bernabeu për ta ringjallur skuadrën.

Mirëpo, deri më tani, asgjë nuk ka shkuar mirë, derisa humbja turpëruese nga Paris Saint-Germaini ka bërë që krerët e klubit madrilen të mendojnë për një zëvendësues.

Jose Mourinho (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Njëri nga kandidatët për postin e trajnerit është përmendur edhe Mourinho, i cili e ka drejtuar skuadrën e Mbretërve për tri sezone (2010-2013). Tifozët e Realit kishin kërkuar edhe gjatë sezonit të kaluar që portugezi të kthehej.

Kjo është ironike për faktin se gjatë sezonit të tij të fundit në krye të Realit, tifozët ia kishin kthyer shpinën dhe kjo është një prej arsyeve të largimit të tij nga Santiago Bernabeu. /Telegrafi/