Please enter at least 3 characters.

Ibrahimovic insiston që të zgjidhet e ardhmja e tij sa më shpejt

2020/06/ZlatanIbrahimovickuq-e1591977447258.jpg
259:"SIENA, ITALY - APRIL 29: Zlatan Ibrahimovic of AC Milan celebrates after scoring a goal during the Serie A match between AC Siena and AC Milan at Artemio Franchi - Mps Arena Stadium on April 29, 2012 in Siena, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Zlatan Ibrahimovic ka bërë presion që të negociohet kontrata e tij me Milanin, por klubi është duke kërkuar më shumë kohë.

Pas bisedimeve të tensionuara me drejtorin ekzekutiv, Ivan Gazidis, Il Corriere dello Sport raporton se një prej arsyeve ka qenë situata lidhur me të ardhmen e 38-vjeçarit.

Shefi i Rossonerëve dëshiron që t’i shtyjë negociatat për zgjatjen e kontratës pas mbylljes së sezonit, kur klubi do ta ketë të qartë të ardhmen.

(Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Ibrahimovic nuk dëshiron të presë dhe është i interesuar që ta zgjidhë të ardhmen e tij menjëherë, duke kërkuar katër milionë euro që të vazhdojë në San Siro.

Sipas gazetës italiane, në ndërkohë suedezi i famshëm ka nisur të shikojë opsione tjera në rast se nuk vazhdon me Milanin. /Telegrafi/