Please enter at least 3 characters.

Hiqet dilema, ja me kë është në lidhje Blero (Foto)

2016/01/blero-2.png

Këngëtari i njohur, Blero, ka publikuar gjatë të shtunës një fotografi me një femër atraktive por të cilës i shihet ftyra.

Telegrafi ishte mediumi i parë që e konfirmoi se personi mund të jetë Afrona Dika qysh para më shumë se një muaji.

Megjithatë këngëtari i mohonte vazhdimisht spekulimet duke mos dashur të përfolet për jetën e tij private.

Si do që të jetë, Blero në një tjetër postim në Instagram të shtunën ka demantuar veten, duke publikuar një fotografi pikërisht me një femër atraktive, por të cilës nuk i shihej ftyra.

Edhe pse u spekulua për Afrona Dikën, duket se tash këto pohime u vërtetuan.

Fansa të Telegrafit nga Zvicra në postime në Twitter kanë dhënë emrin e femrës që shihet dorë për dore me Bleron, edhe pse asaj nuk i shihet ftyra.

Një prej lexuesve të Telegrafit në Twitter ka konfirmuar se femra është Afrona, dhe se ajo është sekretareshë në shkollën Benedict Zurich.

Për këtë, kjo lexuese u bazua në këpucët dhe çantën që bukuroshja Afrona i ka bartur, për të konfirmuar se vërtet ajo ka qenë.

Mbetet të shihet se kur do ta konfirmojë lidhjen Blero, por një gjë dihet – tashmë partnerja e tij është zbuluar. /Telegrafi/