Please enter at least 3 characters.

Gjyqtari kishte nxjerrë të verdhin, por pas protestave të Barçës ia tregoi të kuqin Ramosit (Foto)

2017/04/ram-e1493198460241.jpg
10:"© REUTERS

Barcelona ka triumfuar në sekondat e fundit kundër Real Madridit me rezultat 3-2.

E figura tragjike e el Clasicos ishte mbrojtësi spanjoll i madrilenëve, Sergio Ramos.

Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër në mesfushë kundër Lionel Messit, transmeton Telegrafi.

Mirëpo televizioni i mirënjohur amerikan "ESPN" ka kapur një moment mjaft interesant para ndëshkimit të qendërmbrojtësit.

Fillimisht, gjyqtari Abel Hernandez kishte nxjerrë kartonin e verdhë, por pas presionit dhe protestave të futbollistëve të Barcelonës, ai nxori të kuqin për Ramosin.

Ndryshe, gjyqtari nuk ka dhënë ndonjë shpjegim rreth këtij momenti duke e lënë në heshtje. /Telegrafi/