Please enter at least 3 characters.

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

2020/04/policia-mk-1.png

Ministria e Brendshme informoi se 330 qytetarë janë gjobitur sot, për shkak të tejkalim të shpejtësisë.

"Sot (24.06.2021) Ministria e Brendshme zhvilloi kontroll të forcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të gjobitur shoferët që lëvizin me shpejtësi më të lartë se sa ishte e lejuar, ndërsa 330 shoferë janë gjobitur.

Nga këto, 39 automjete po udhëtonin me shpejtësi mbi 50 km / orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe gjashtë automjete lëviznin me më shumë se 70 km / orë më shumë se shpejtësia e lejuar", thonë nga MPB.

Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./Telegrafi/