Please enter at least 3 characters.

Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë

2020/09/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2-1200x630-1-e1603184010578.jpg

Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në Prishtinë.

Policia ishte informuar për një të alivanosur në rrugën “Uran Ajeti” në lagjen Mati, por më pas është konfirmuar vdekja e tij.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Prishtinës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 15:00 kemi pranuar informatën për një person të alivanosur rrugën ‘Uran Ajeti’ në lagjen Mati në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje ku edhe është konstatuar vdekja e personit. Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti. /Telegrafi/