Please enter at least 3 characters.

Gattuso: Barca mund të luante gjithë natën dhe të mos shënonte, por pranuam gol nga një gabim i vetëm

2020/02/GennaroGattusobarcelona-1-e1582671454527.jpg
281:"NAPLES, ITALY - FEBRUARY 25: Gennaro Gattuso SSC Napoli coach greets his supporters after the UEFA Champions League round of 16 first leg match between SSC Napoli and FC Barcelona at Stadio San Paolo on February 25, 2020 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Gennaro Gattuso ka thënë se Barcelona nuk do të mund t’i shënonte Napolit edhe nëse luanin gjithë natën, nëse nuk do të ndodhte gabimi defensiv që ia shkaktoi pranimin e një goli nga skuadra italiane.

Në ndeshjen e parë të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve, Dries Mertens e zhbllokoi rezultatin, ndërsa më vonë Antoine Griezmann e barazoi rezultatin.

Kjo ishte goditja e vetme që Blaugranët e bënë në kuadratin e portës gjatë gjithë ndeshjes së zhvilluar në Stadio San Paolo, derisa Marc-Andre Ter Stegen u detyrua të intervenonte në disa raste.

Quique Setien dhe Gennaro Gattuso (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

“Kemi mundur t’i shfrytëzimin më mirë disa kundërsulme, por skuadra e bëri atë që duhej ta bënte. U lejuam shumë pak raste”.

“Nëse je në pozitën e duhur, Barcelona mund të bëjë presion sa të dojë dhe nuk mund të bëjë asgjë... Mendoj se nuk mund të na lëndonin sonte, nuk kishin goditje drejt portës".

"Mund të luanin gjithë natën dhe të mos shënonin, por pranuam gol nga një gabim i vetëm”, ka deklaruar Gattuso për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

(Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)